Vendosni fjalën kyçe....

Punime në rrjet, ndërprerje energjie nesër në Berat, Kuçovë e Fier


Disa qytete e fshatra në Berat, Kuçovë e Fier do kenë ndërprerje energjie ditën e nesërme nga ora 7 e mëngjesit deri në 12 të mesditës.

Ndërprerjet do bëhet për shkak të ndërhyrjeve në rrjetin e tensionit të lartë.

Më poshtë janë zonat që do preken nga ndërprerjet.

Njoftimi

“Investim i OST në pjesën 110kV të Nst Kuçovë, zonat e Berat-Fier që preken nga stakimi 07:00-12:00

Bazuar mbi kontratën e investimit në pjesën 110kV të Nst Kuçovë nga ana e Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST Sh.A), disa zona do të preken nesër nga kufizimi i energjisë elektrike.

Konkretisht, të premten, datë 9 dhjetor, ora 07:00-12:00, për shkak të punimeve në rrjetin e tensionit të lartë do të stakohet energji elektrike në zonat rreth rajoneve Berat, Kuçovë, Çorovodë dhe Fier.

Zonat që preken në orarin e cituar në njoftim janë:

Berat

Pjesërisht qyteti Berat dhe fshatrat Velabisht, Rroshnik, Vodicë, Bregas, Duhanas, Kostren, Remanic, Starovë, Otllak, Lumas, Moravë, Orizaj, Kutalli, Drenovicë, Samaticë, Rërza, Pobrat, Çukalat dhe Slanicë

Pjesërisht qyteti i Poliçanit, Çorovoda dhe fshatrat Bargullas, Nishovë, Novaj, Provonik, Kalluç, Mbrakull, Tërpan, Torozhan, Çerenisht, Nishicë, Veleshnjë, Potom, Çepan, Backë, Kreshovë, Lepan, Leshnjë, Gjorgovë, Tomorricë, Store, Vërzhezhë, Munushtire, Kakruk, Vendreshe, Spatharë, Krorëz, Dobrushë dhe Bogovë

Kuçovë

Pjesërisht: disa lagje të qytetit dhe fshatrat Sinjë, Perondi, Poshnjë, Kozarë, Tapi, Çiflik, Gegë, Avaleas, Arrëz, Bozok, Salc-Kozarë, Ferras, Drizë, Frashër, Dikater, Guri i Bardhë, Goricë, Syzes, Malas-Grop, Banaj, Gajd, Sheq, Vokopol, Skrevan, Lagjet: Qylet, Pellumbas, Qamic, Goricë, Manastir, Cobot,

Fier

Pjesërisht: Roskovec, Driz, Driz, Vidhisht, Kurjan, Velmish, Vlosht, Ngjeqar dhe Strum.”