Vendosni fjalën kyçe....

Panik në qytetin Francez, shkëmbim zjarri mes bandave rivale


Të shtëna me armë janë dëgjuar mbrëmjen e kaluar në rrugët e një qyteti francez, ndërsa dyshohet se ka ndodhur një ‘shkëmbim zjarri’ mes bandave rivale.

Daily Mail shkruan se të shtënat ndodhën në qytetin Nimes në jug të Francës, ku burra të armatosur u panë në zonë. Videot në mediat sociale tregojnë disa njerëz duke vrapuar nëpër rrugë rreth orës 20:30, kur burrat e armatosur nisën të qëllonin.


Sipas banorëve, anëtarët e bandës qëlluan drejt një ndërtese ku ndodheshin grupi rival. Sipas mediave lokale, shkëmbimi i zjarrit mund të ketë ndodhur për të ‘frikësuar’ bandën tjetër, pas një mosmarrëveshje të gjatë.

Një ose dy persona janë parë duke lëvizur në rrugë të armatosur me kallashnikov.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *