Vendosni fjalën kyçe....

Ushtria amerikane zgjedh zëvendësuesin e helikopterëve Apache e Black Hawk


Ushtria amerikane ka zgjedhur kontraktorin e mbrojtjes ‘Bell Textron’ për të ndërtuar brezin e saj të ardhshëm të helikopterëve sulmues dhe të shërbimeve, duke zgjedhur një model rrënjësisht të ndryshëm për të zëvendësuar modelet e saj Apache dhe Black Hawk.

Sipas një deklarate të ushtrisë, helikopteri V-280 Valor me rrotullues të anmshëm është planifikuar të fillojë të hyjë në shërbim rreth vitit 2030 dhe do zëvendësojë paraardhësit e tij, që janë prodhuar që nga vitet 1970.

Kontrata fillestare vlerësohet deri në 1.3 miliardë dollarë, gjë që do çonte në zëvendësimin e 1200 helikopterëve sulmues Apache dhe 2000 helikopterëve të shërbimeve Blackhawk.

Bell Textron mund të fitojë rreth 70 miliardë dollarë nëse blihet një ‘flotë’ helikopterësh të rinj, u tha gazetarëve të hënën gjenerali i ushtrisë amerikane Robert Barrie.

Ndryshe nga Apache me pamje më tradicionale, V-280 përmban rotorë rrotullues dhe motorë në skajet e kundërta të një krahu të madh të përparmë, duke e lejuar atë të ngrihet vertikalisht si një helikopter dhe të fluturojë horizontalisht si një aeroplan.

Pjesa e tij e bishtit në formë V nuk ka rotor dhe duket më shumë si pjesa e pasme e një avioni luftarak. Dizajni është i ngjashëm me atë të V-22 Osprey, i përdorur nga Forcat Ajrore të SHBA.

V-280 ka dyfishin e shpejtësisë dhe rrezes së Apache dhe Black Hawk. Është projektuar të ketë një shpejtësi fluturimi prej 280 nyje (322 milje në orë) dhe një rreze luftarake deri në 800 milje detare (920 milje).