Vendosni fjalën kyçe....

Nis protesta e opozitës, qytetarët marshojnë në bulevard


Ka nisur marshimi i qytetarëve drejt bulevardit Dëshmorët e Kombit në zonën para ish-Hotel Dajtit ku do zhvillohet protesta e opozitës.

Qytetarët mbajnë në duar flamuj të BE-së, SHBA-së e Shqipërisë ndërsa protestës pritet t’i bashkohen edhe krerët e opozitës Berisha e Meta.

Protestuesit nuk do lejohen të marshojnë drejt kryeministrisë pasi zona është e rrethuar nga policia për samitin BE-Ballkani Perëndimor që mbahet në stadiumin ‘Air Albania’.