Vendosni fjalën kyçe....

Zvicra zbulon vlerën e aseteve të ngrira ruse


Ministria zvicerane e Ekonomisë njoftoi të enjten se kishte ngrirë 7,94 miliardë dollarë asete ruse që nga 25 nëntori 2022. Kjo është përveç 15 pronave që u përkasin personave juridikë dhe individëve të sanksionuar.

Sekretariati Shtetëror për Çështjet Ekonomike (SECO) ka zbuluar edhe të dhëna për sasinë e depozitave të deklaruara nga rusët.

“Shuma e sanksionuar është vetëm një pjesë e të gjitha aseteve ruse në Zvicër.” – tha për Bloomberg Erwin Bollinger, kreu i marrëdhënieve ekonomike dypalëshe të SECO.

Sipas raportit, gjithsej 123 qytetarë ose subjekte ruse raportuan 7,548 ‘marrëdhënie biznesi’, që përbënin 48.8 miliardë dollarë në asete.

“Shumat e ngrira mund të rriten nëse, për shembull, persona të rinj shtohen në listë ose nëse identifikohen pasuri të reja.” – thuhet në deklaratë, duke shtuar se ‘ato mund të bien nëse pasuritë që janë ngrirë si masë paraprake duhet të zhbllokohen përsëri pasi të kenë përfunduar sqarimet’.

Zvicra iu bashkua vendeve të BE-së në vendosjen e disa grupeve të sanksioneve kundër Rusisë lidhur me sulmin ushtarak të Moskës ndaj Ukrainës. Në gusht, Berna ngriu asetet që i përkisnin ‘Sberbank’ të Rusisë dhe ndaloi tregtinë e prodhimeve të arit me Moskën. Në mars, Kremlini e vendosi Zvicrën në një listë të vendeve armiqësore, e cila përfshin anëtarë të BE-së dhe shtete të tjera.

Në tetor, Fabian Maienfisch, një zëdhënës i Departamentit Federal të Çështjeve Ekonomike, Arsimit dhe Kërkimit Zviceran, tha se Zvicra nuk e mbështeti kërkesën e presidentit ukrainas Vladimir Zelensky për t’i dorëzuar asetet e ngrira ruse te Kievi.

Autoritetet e BE-së dhe SHBA-së po punojnë për konfiskimin e aseteve ruse të ngrira nga sanksionet e lidhura me Ukrainën, duke u përpjekur të gjejnë mënyra për t’i bërë konfiskimet të ligjshme.