Vendosni fjalën kyçe....

Rama për akuzat ndaj Ballës: Unë nuk merrem me llafe, akuzuesit të sjellin fakte


Kryeministri Edi Rama u pyet nga gazetarët lidhur me akuzat ndaj kreut të grupit të PS-së, Taulant Ballës, lidhur me vdekjen e avokatit të Elbasanit, Ravik Gurra.

Rama theksoi se nuk merret me thashetheme por theksoi se vetëm faktet mund t’i vërtetojnë këto akuza dhe i ftoi akuzuesit t’i sjellin nëse kanë.

 “Si mund të ketë jë të vërtetë tjetër përves asaj të fakteve. Nuk merrem me thashetheme, ajo janë gënjeshtra të mëdha. Nëse ka fakte, është detyrë e akuzuesve që të sjellin fakte. I ruhem shumë gjysmë të vërtetave se ato janë gënjeshtrat më të mëdha. Është detyra e akuzuesve që të sjellin fakte për ata që akuzojnë. Unë besoj që ka shumë gjuhë sot në Shqipëri që punojnë për gënjeshtrën. Unë modestisht i jam vënë në dispozicion së vërtetës. S’ka të vërtëtë absolute, por asaj që unë besoj se është e bazuar në fakte.”- u shpreh Rama.

Ai po ashtu u pyet lidhur me përplasjen e Ballës me deputetin tjetër të PS-së, Erion Braçe. Apo më saktë sulmin që ky i fundit i bëri atij, lidhur me fermerët.

Duke iu përgjigjur gazetarëve Rama tha se Braçe ka të drejtë të thotë çfarë të dojë dhe e kaloi me batuta: “Është në të drejtë të flas çfarë ti dojë zemra. Zemrën e ka të bardhë dëborë. Kur komentoni atë, sigurohuni që përpara të keni ngrënë një lugë mjaltë”.