Vendosni fjalën kyçe....

‘Rama ka urdhëruar Lleshajn, Markun e Prelën të bllokojnë hetimet ndaj Pjetrit’ – Basha publikon mesazhin


Kreu i opozitës, Basha, ka publikuar një mesazh që pretendon se io është dërguar nga persona pranë Ramës.

Sipas Bashës, kryeministri ka urdhëruar ministren Lleshaj, kryeprokuroren e përkohshme Marku e shefen e Krimeve të Rënda, Prela për të bllokuar hetimet ndaj Valdrin Pjetrit.

Mesazhi i Bashës

‘Hajduti Psiqik bllokon hetimet për Valdrin Pjetrin. Deja vu! Njësoj si me Ndokën e Frrokun, me Roshin e Dakon me kompani, kriminelët që ka sjellë në Kuvend e Bashki, Hajduti Psiqik i mbron, sepse pushtetin ai e merr dhe e mban vetëm me krimin.

Mesazh nga brenda bunkerit të grupit të strukuruar kriminal të Rilindjes:

‘Zoti kryetar, Edi Rama është bërë shumë keq për zbulimin e skandalit të Valdrin Pjetrit. Ai ka urdhëruar Llesh kimikun dhe Arta Markun e Donika Prelën t’i bllokojnë me çdo kusht hetimet. Sipas ligjit të dekriminalizimit prokuroria duhet të merrte urgjent shenjat e gishtave të Valdrin Pjetrit dhe ti niste për verifikim në Itali. Por Rama ka bllokuar hetimet. Është bërë shumë keq.’


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *