Vendosni fjalën kyçe....

Australia do tërheqë dhjetëra mijëra gjoba për Covid-19


Autoritetet në shtetin më të madh të Australisë, New South Wales (NSW), kanë thënë se do tërheqin ose rimbursojnë dhjetëra mijëra gjoba të lëshuara për shkelje të kufizimeve gjatë pandemisë.

Masa vjen pas një disfate që qeveria e NSW pësoi në një betejë gjyqësore kundër grupit të avokatisë falas Redfern Legal Center të martën.

Grupi nisi një çështje në korrik në emër të tre paditësve, duke argumentuar se gjobat e tyre nga 1,000 dollarë australianë (673 dollarë) deri në 3,000 dollarë australianë (2,020 dollarë) ishin të pavlefshme sepse njoftimet e ndëshkimit nuk e përshkruanin mjaftueshëm shkeljen.

Avokatët e qeverisë tani kanë pranuar se gjobat me të vërtetë nuk plotësonin kërkesat ligjore.

Menjëherë pas seancës, Komisioneri i Administrimit të Gjobave tha se 33.121 gjoba do të tërhiqen, pasi ato ishin vënë në shkelje të ligjit.