Vendosni fjalën kyçe....

Holanda e Senegali kualifikohen më tej, Ekuadori s’ia del dot


Holanda e Senegali në Grupin A kanë siguruar kualifikimin në fazën finale të Botërorit të Katarit pas fitoreve në ndeshjet respektive.

Ndërsa për holandezët sfida nuk dukej të ishte e vështirë duke qenë se përballë kishin vendasit e Katarit tashmë të eliminuar, Senegali e Ekuadori ishin në garë për vendin e dytë e kësisoj përballja e tyre ofroi më shumë emocion.

Holanda fitoi 2-0 me gola të Gakpo në minutën 26’ e De Jong në minutën 49’.

Në takimin tjetër, Senegali arriti të mundë Ekuadorin 2-1 duke prerë biletën e kualifikimit. Golat për Senegalin u shënuan nga Sarr në minutën 44’ e Koulibaly në minutën 70’ ndërsa për Ekuadorin shënoi Caicedo në minutën 68’.

Në mbrëmje luhen ndeshjet e Grupi B, Iran-SHBA e Uells-Angli, dy takime që pritet të jenë të nxehta. Të gjitha ekipet janë në garë për sa i përket kualifikimit kështu që gjithçka do vendoset në përfundim të 90 minutave.