Vendosni fjalën kyçe....

Dua Lipa elektrizon Tiranën për 110 vjetorin e Pavarësisë, mijëra qytetarë sfidojnë temperaturat e ulëta për të ndjekur koncertin (Foto/Video)


Mijëra qytetarë kanë sfiduar temperaturat e ulta të mbrëmjes për të ndjekur koncertin e Dua Lipas në ‘Sheshin Skënderbej’ më rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë.

Që në nisje të koncertit, artisja tha se koncerti në Tiranë mbyll turneun e saj.

“Faleminderit shumë, urime 110 vjetorit të pavarësisë. Faleminderit për suportin, për energjinë që po na jepni sot. Kjo është nata e fundit e turneut, këtu sot përfundojmë në Tiranë me ju. Faleminderit shumë që jeni këtu.” – tha Lipa para mijëra qyteterarëve që kishin mbushur sheshin për ta ndjekur.

Koncerti nisi në orën 19:00 me këngëtaren Elvana Gjata më pas në skenë u ngjit Dua Lipa që elektrizoi qytetarët e shumë që e kishin mbushur Sheshin Skënderbej cep më cep.

Më poshtë është një galeri fotosh e videosh nga koncerti i Dua Lipës në Tiranë.