Vendosni fjalën kyçe....

Punonjësit e hekurudhave në Austri grevë 24-orëshe të hënën, kërkojnë rritje page


Gati 50,000 punëtorë hekurudhor në Austri do bëjnë një ‘grevë paralajmëruese’ njëditore në gjithë vendin të hënën pasi nuk arritën një marrëveshje kolektive të punës me punëdhënësit e tyre.

Sindikatat vendosën të hyjnë në grevë pasi punëtorët e hekurudhave dhe punëdhënësit nuk arritën një marrëveshje në takimin e pestë të negociatave kolektive.

Shërbimet kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare të trenave do pezullohen për një ditë në mbarë Austrinë për shkak të grevave.

‘Vida’, një sindikatë që përfaqëson punëtorët hekurudhor, kërkon një rritje të pagave me 400 euro në muaj.

Nga ana tjetër, Dhoma Austriake e Tregtisë, e cila mori pjesë në negociata në emër të punëdhënësve, e konsideron të lartë rritjen e propozuar dhe nuk bën kompromis me ofertën e saj për një rritje prej 200 eurosh dhe marrjen e një sasie prej 1000 eurosh vetëm një herë.