Vendosni fjalën kyçe....

Media britanike zbulon emri i ‘Sherlock Holmes’ të parë trangjinor


Komediani transgjinor Eddie Izzard thuhet se ka marrë rolin e ‘Sherlock Holmes’ në një serial të ri që shfaq detektivin ikonik të Sir Arthur Conan Doyle.

Holmes është portretizuar nga një bollëk aktorësh meshkuj dhe janë prodhuar edhe disa seri ku kanë luajtur aktore femra, po personazhi i famshëm nuk është luajtur kurrë më parë nga një grua transgjinore.

Izzard është në ‘bisedime të përparuara’ për të siguruar rolin, raportoi të premten Daily Mail.

Seriali, ‘Vajza e Sherlock’s’, do prodhohet nga Starlings Television dhe mund të shfaqet në Netflix, raportojnë blogjet e industrisë.

Sipas përmbledhjes, ‘Vajza e Sherlock’s’ flet për një grua të re amerikane që zbulon se babai i saj biologjik është Sherlock Holmes. Duke udhëtuar për në Londër për ta gjetur atë, ajo zbulon se ‘ai nuk është personi që priste’.

Është e paqartë nëse Izzard do portretizojë Holmes si një burrë apo një grua transgjinore.

Përveç aktrimit dhe komedisë, Izzard po bën fushatë për t’u bërë deputet i Partisë Laburiste për Sheffield.

Sherlock Holmes është luajtur ndër vite nga Basil Rathbone, Benedict Cumberbatch, Jeremy Brett, Jonny Lee Miller, Robert Downey Jr dhe Henry Cavill.

Ndërsa seriali japonez i vitit 2018 ‘Miss Sherlock’ e ktheu Holmes në grua dhe filmi i Netflix i vitit 2020 ‘Enola Holmes’ u përqendrua në aventurat e motrës së tij adoleshente, detektivi legjendar nuk është luajtur kurrë në botën perëndimore nga një grua apo një transgjinor.