Vendosni fjalën kyçe....

Rëndohet bilanci në Berat, si e humbën jetën në pus xhaxhai me dy nipat


Rëndohet bilanci në fshatin Dyshnik të Beratit, pasi edhe personi i dërguar në spital pas bllokimit në pus ka ndërruar jetë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në mëngjes herët, ku Neim e Kamber Hoxha dhe Gentian Golashi ishin futur brenda një pusi për të punuar për pastrimin dhe thellimin e tij pasi nuk kishin ujë. (Njëri prej viktimave Kamberin e kishte xhaxha, e tjetri dajë).

Përreth ka patur dhe të afërm të tjerë që po ndihmonin në thellimin e pusit, të cilët kur kanë parë që ata nuk po kthenin përgjigje kanë kërkuar ndihmë nga policia.

I vetmi që doli i gjallë nga pusi ishte Neim Hoxha, 40-vjeç, por për shkak të gjendjes së rënduar ai humbi jetën gjatë rrugës për në spitalin rajonal të Beratit.

Paraprakisht dyshohet se tre burrat kanë hasur në një xhep gazi dhe për këtë arsye janë asfiksuar.

I pari që kishte mbetu i bllokuar në pus kishte qenë xhaxhai, Kamberi 75-vjeç, dhe nipërit e tij kishin shkuar për t’i ardhur në ndihmë. Por fatkeqësisht edhe vetë u bënë viktima të kësaj tragjedie.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *