Vendosni fjalën kyçe....

Berisha hedh idenë: Ligj për votimin me detyrim të qytetarëve


Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka propozuar sot idenë e miratimit të një ligji për ta bërë votimin me detyrim.

Gjatë fjalës së tij, Berisha sugjeroi se kjo mund të minimizonte fenomenin e shit-blerjes së votave.

“Unë mendoj se ajo është një gjë jashtëzakonisht e rëndësishme e ne do bëjmë gjithçka për votimin e emigracionit dhe diasporës. Sikundër do bëjmë gjithçka për votimin e detyrueshëm të qytetarëve shqiptarë.

Detyrimi për të marrë pjesë në votim është detyrim pozitiv për të ushtruar një të drejtë themelore qytetarët. Vende që kanë pasur problem me blerjen e shitjen e votës e kanë vendosur këtë ligj e ky ligj ka pasur sukses në minimizimn e këtij fenomeni. Ne do bëjmë çmos që qytetarët shqitparë për shkak të blerjes masive me narko euro të votës të mund të votojnë detyrimisht.”- tha Berisha.