Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthejnë memet, rrjeti i pamëshirshëm me Messin pas humbjes së Argjentinës nga Arabia Saudite


Arabia Saudite dhuroi befasinë e madhe në këtë Botëror, mposhti Argjentinën me përmbysje duke bërë që Leo Messi të largohet me kokën poshtë.

Humbja e Argjentinës së Messit ndaj Arabisë Saudite ka qenë surpriza e parë e madhe e këtij Botërori në Katar.

Dhe si zakonisht, sidomos kur Messi dhe Argjentina luajnë, rrjetet sociale nuk treguan mëshirë për atë që ndodhi duke shpërthyer në një sërë memesh.

Kjo humbje e bën edhe më të rëndë për Messin, veçanërisht pasi do të jetë botërori i tij i fundit. Messi e ka konfirmuar këtë teksa ka folur për mediat. Në përgjigje të pyetjes nëse është Botërori i tij i fundit ai është shprehur: “Po me siguri po, me siguri po”.

Çfarë ndodhi:

Argjentina e Leo Messit pësoi një zhgënjim befasues në sytë e të gjithë botës pasi e nisën aventurën në Katar me një humbje të rëndë përballë Arabisë Saudite.

Messi pas vetëm 10 minutash lojë e gjeti veten nga pika e bardhë e penalltisë. Ai e kaloi Argjentinën në avantazh duke u bërë lojtari i parë në historinë e përfaqësueses së tij që realizon të paktën një gol në 4 Botërore.

Në minutën e 27-të Messi e dërgon sërish topin në rrjetë, por këtu nis çdo gjë të shkojë keq për argjentinasit. Kjo sepse VAR anuloi golin për pozicion jashtë loje dhe këtu VAR kthehet në “makth” për Argjentinën.

Një minutë më pas, Martinez finalizoi me gol një aksion perfekt, por sërish gjyqtari i takimit anuloi golin për pozicion jashtë loje. Edhe pse duket e pabesueshme, përsëri VAR i anulon Martinezit një tjetër gol. Pra nga katër topa në rrjetë, Argjentina festoi vetëm për golin e Messit nga pika e bardhë e penalltisë.

Ndësa Arabia Saudite fitoi ndeshjen në mënyrë spektakolare. Fillimisht barazoi shifrat në minutën e 48-të në goditjen e parë në portë të gjuajtur nga Saleh Alshehri. Dhe në minutën e 53-të Salem Aldawsari realizoi një super gol duke përmbysur shifrat.

Ndësa Arabia Saudite fitoi ndeshjen në mënyrë spektakolare. Fillimisht barazoi shifrat në minutën e 48-të në goditjen e parë në portë. Dhe në minutën e 53-të realizoi një super gol duke përmbysur shifrat.