Vendosni fjalën kyçe....

Amerikani futet me armë për të vjedhur në restorant, por vritet nga një klient


 

Një person i armatosur kishte hyrë për vjedhur në një restorant të dielën në mbrëmje në Filadelfia, SHBA. Mirëpo është qëlluar me armë nga një klient në restorant i cili mbante armë zjarri me vete, të cilën e kishte me leje.

Breitbart shkruan se ngjarja ndodhi rreth orës 22:30 të mbrëmjes, në një restorant që qëndronte i hapur vetëm për të marrë ushqimet me vete.

Sipas policisë, i dyshuari hyri në restorant, eci pas banakut, shfaqi një armë dhe kërkoi të gjitha paratë nga punonjësi.

Mirëpo një klient rreth të 20-ave hyri në restorant dhe u përball me grabitësin, i cili kërkoi që ai të dorëzonte celularin e tij. Konsumatori futi duart në rroba sikur po nxirrte telefonin por në vend të tij nxori një armë dhe e qëlloi të dyshuarin në qafë. I dyshuari 53-vjeçar, ndërroi jetë në vendin e ngjarjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *