Vendosni fjalën kyçe....

Bllokim rrugësh e mungesë energjie në disa zona në Gjirokastër e Tepelenë, lumi Ishëm del nga shtrati në Fushë Krujë


Shirat e rënë gjatë natës kanë shkaktuar probleme së fundmi në Gjirokastër ku ka pasur probleme për sa i përket lëvizjes në rrugën Gjirokastër-Tepelenë e rrugët lidhëse me fshatrat.

Po kështu era e fortë ka bërë që të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa fshatra si në Luftinjë të Memaliajt, Piskovë e Frashër të Përmetit, Zagori të Libohovës, Dropull e Odrie, Gjirokastër.

Në Fushë Krujë, ka dalë nga shtrati lumi Ishëm duke mbuluar sipërfaqe të mëdha toke bujqësore kryesisht në Marqinë e Mallkuç ndërsa 10 banesa janë izoluar nga uji në Murqinë.