Vendosni fjalën kyçe....

Treni del nga shinat në Egjipt, 2 të vdekur dhe 16 të plagosur


 

Të paktën dy persona u vranë dhe 16 të tjerë u plagosën pasi një tren doli nga shinat në veri të Kajros të martën, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Egjiptit, sipas CNN.

Treni u përplas në një platformë të stacionit të trenit në qytetin e Qalyub, tha Ministria e Transportit në një deklaratë.

Rreth 20 autoambulanca kanë shkuar në vendngjarje për të ndihmuar të plagosurit.

Kamel El-Wazir, ministri egjiptian i transportit, ka urdhëruar që të formohet një komitet për të zbuluar se çfarë e shkaktoi daljen nga shinat dhe “për të identifikuar përgjegjësit dhe për të kufizuar dëmin”, shtohet në deklaratë.