Vendosni fjalën kyçe....

Rishi Sunak thotë se ka frikë për sigurinë e vajzës së tij


Kryeministri britanik Rishi Sunak ka folur për frikën që ka për sigurinë e vajzës së tij kur shkon për në shkollë. Kjo për shkak të numrit të lartë të krimeve kundër grave dhe vajzave.

Kryeministri tha se “ngjarjet e vitit të kaluar na treguan se kaq shumë gra dhe vajza nuk janë ndjerë aq të sigurta sa duhet”.

Ai përmendi rastin e nëntë vjeçares Olivia Pratt-Korbel që u qëllua në shtëpinë e saj në fillim të këtij viti në Liverpool.

“Dua të sigurohem që fëmijët e mi dhe të gjithë të tjerët të mund të ecin të sigurt.”– tha kryeministri sipas BBC.

Ai tha se në të kaluarën “shumë nga ne burrat” e kishin marrë sigurinë “si të mirëqenë“.

“Pra, trajtimi i kësaj dhe siguria për njerëzit është diçka që është personalisht mjaft e rëndësishme për mua.

Kryeministri tha se vajza e tij e madhe kishte dashur të shkonte vetë në shkollën e saj fillore kur ajo mbushi 11 vjeç, duke shtuar se kjo kishte qenë arsyeja pse familja e tij ishte larguar më parë nga banesa e tyre në Downing Street dhe kishte shkuar më afër shkollës së saj përpara se ai të jepte dorëheqjen si kancelar.

“Dua të sigurohem që fëmijët e mi dhe të gjithë të tjerët të mund të ecin të sigurt. Kjo është ajo që çdo prind dëshiron për fëmijët e tyre.”- tha kryeministri.

Për sa i përket luftimit të krimit, Sunak tha se njerëzit me prejardhje të pafavorshme kishin më shumë gjasa të prekeshin nga krimi dhe ai donte t’i ndihmonte “ata njerëz” duke vënë më shumë oficerë policie në rrugë.