Vendosni fjalën kyçe....

Ndërtesës në Durrës i kriset fasada e xhamit, fillon të bjerë përtokë (Video)


Një ndërtesë shumëkatëshe në Durrës është rrethuar nga policia, pasi një xham në fasadën e saj është krisur e ka nisur të bjerë poshtë duke rrezikuar kalimtarët.

Ndërtesa ndodhet buzë rrugës kryesore ndërsa efektivët kanë rrethuar perimetrin deri në zgjidhjen e problemit, shkruan BW.

Godina në fjalë ndodhet përballë stacionit të autobusave te Plepat siç njihet zona në fjalë.