Vendosni fjalën kyçe....

U konfliktua me gjimnazistin, arrestohet roja i shkollës në Dibër


Një 45-vjeçar është arrestuar sot në Dibër, pasi është konfliktuar fizikisht me një gjimnazist.

Sipas Policisë, 45-vjeçari me inicialet K.E ishte roja i shkollës së mesme ndërsa 21-vjeçari me inicialet M. T., , nxënës i kësaj shkolle.

Në konflikt është përfshirë edhe vëllai i të riut.

Njoftimi i policisë: 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër arrestuan në flagrancë shtetasin K. E., 45 vjeç, rojë i një shkolle të mesme, pasi është konfliktuar fizikisht me shtetasin M. T., 21 vjeç, nxënës i shkollës së mesme.

Gjithashtu u arrestua në flagrancë shtetasi Sh. T., 27 vjeç, banues në Dibër (vëllai i 21-vjeçarit), pasi është përfshirë në konflikt dhe ka goditur rojen.

Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin S. E. (vëllai i rojës së shkollës), pasi ka tentuar të futet me forcë në ambientet e Komisariatit të Policisë Dibër, ku ishte shoqëruar vëllai i tij, pas konfliktit.