Vendosni fjalën kyçe....

Erdogan: As Rusia dhe as SHBA nuk do të përdorin armë bërthamore


Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se ishte i informuar pas bisedimeve SHBA-Rusi të mbajtura në fillim të kësaj jave në Ankara, se asnjëra nga palët nuk do të përdorte armë bërthamore.

Reuters shkruan se gjatë kthimit nga Samiti i G20, Erdogan tha se të dy vendet (SHBA-Rusi) duhet të takohen shpesh në mënyrë që të parandalohet një luftë e re botërore.

Lidhjet midis Uashingtonit dhe Moskës kanë rënë në pikën më të keqe të tyre në dekada që kur Rusia nisi pushtimin e saj të Ukrainës në shkurt. Kërcënimet e presidentit rus Vladimir Putin për të përdorur armë bërthamore në luftën në Ukrainë kanë nxitur shqetësimet për përshkallëzimin.