Vendosni fjalën kyçe....

Me gotë vere para, Vuçiç në pritje të Ramës dhe Kovaçevskit: Beogradi ka qenë kryeqyteti i zemrës së madhe


Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka postuar në instagramin e tij një foto me anë të së cilës thotë se po pret kryeministrat Rama e Kovaçevski.

“Beogradi ka qenë gjithmonë kryeqyteti i zemrës së madhe, mikpritjes së sinqertë dhe ushqimit të mirë. Në pritje të miqve Edi Rama dhe Dimitar Kovaçevski. Nuk rezistova pa provuar salsiçen Pirot…ne tashmë jemi duke bërë marrëveshje për panairin e madh të verërave dhe ushqimeve të vitit të ardhshëm në Beograd”, shkruan Vuçiç.

Në Serbi, u zhvillua samiti i vendeve të Ballkanit Perëndimor në Norvegji ku u ngrit ideja e një bashkëpunimi rajonal në fushën e energjisë.