Vendosni fjalën kyçe....

Debate në Kuvend, Vokshi kërkon përjashtimin e kryeministrit Rama: Gjuhë e papranueshme ndaj deputetëve


Me debate ka nisur seanca në Kuvend.

Kreu i PD-së Berisha sulmoi kryministrin Rama duke thënë se ai përdor gjuhën e një ordineri e ka moralin e psikologjinë e paraardhësve të tij.

Pas kësaj kryetarja e seancës Felaj i ndërpret fjalën duke thënë se rregullorja e Kuvendit është e qartë.

Ndërkohë deputetja e PD-së Albana Vokshi tha se PS-ja po kërkon t’i mbyllë gojën opozitës në Kuvend duke mos lejuar interpelancë me ministren Xhaçka e cila akuzohet nga opozita lidhur me shpalljen e të shoqit, ish-deputetit socialist Artan Gaçi, si investitor strategjik.

“Ajo që po tentoni të bëni, është që po tentoni t’i mbyllni gojën opozitës. Nuk i referohem kësaj seance, por dhe seancave të tjera, na kemi hequr të drejtën e fjalës ne deputetëve, grupeve të interesit. Ju shkelni në mënyrë të vazhdueshme rregulloren. Këtu po mbroni ministrat tuaj që po rrëmbejnë pronat. Duam që të merret masë ndaj Edi Ramës. Vajzat e mia janë tmerruar nga gjuha e kryeministrit, gjithë fëmijët po ashtu. Ky është shembulli që i japim fëmijëve tanë? Është gjuhë e papranueshme. Kam kërkuar nga gratë deputetë që të distancohen nga gjuha e tij. Kërkoj që të merret masë që të përjashtohet Edi Rama, siç u mor masa e padrejtë për dy kolegët e PD.” – tha Vokshi.