Vendosni fjalën kyçe....

Përfshihet nga flakët spitali i Sarandës


Spitali i Sarandës është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm.

Sipas njoftimit të policisë shkak për zjarrin është bërë një shkëndijë elektrike në sallën e pajisjeve radiologjike.

Nga flakët ka pasur vetëm dëme materiale.

Njoftimi

“Sarandë/Informacion paraprak

Më datë 17.06.2022, rreth orës 08:30, në spitalin e Sarandës, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në sallën e pajisjeve radiologjike. Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”