Vendosni fjalën kyçe....

Gjobiten 325 drejtues motorësh në Tiranë, u kërkohet jeleku fosforeshent gjatë natës


Policia Rrugore e Tiranës ka ndëshkuara me gjoba 325 drejtues motomjetesh në kryeqytet.

Sipas saj, aksioni ka ardhur pa ankesave të qytetarëve të Tiranës lidhur me motomjetet.

Gjatë natës thuhet në njoftimin e policisë, drejtuesve të motorëve e biçikletave u kërkohet jeleku fosforeshent në mënyrë që të mund të dallohen nga makinat.

“Në këtë kuadër, nga kontrollet parandaluese të ushtruara në funksion të planit të masave, janë verifikuar dhe proceduar 325 drejtues motomjetesh, nga të cilët:10 drejtues motomjetesh të modifikuara, të cilët ishin të papajisur me leje drejtimi;32 drejtues motomjetesh, për mangësi në dokumentacionin e nevojshëm për qarkullim;283 drejtues motomjetesh, për mospërdorim të jelekut fosforeshent në kushtet e errësirës.” – thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë.