Vendosni fjalën kyçe....

Suedia mund të mos i përmbushë detyrimet për uljen e ndotjes deri në vitin 2030


Kryeministri i ri i Suedisë Ulf Kristersson nuk po i kushton vëmendje Axhendës së Gjelbër.

Ai eliminoi menjëherë të gjithë Ministrinë e Klimës dhe Mjedisit, duke shënuar herën e parë në 35 vjet që Suedia nuk ka një ministri të veçantë klimatike.

“Çështjet mjedisore do të jenë në disavantazh në të njëjtën kohë kur kemi një sfidë të madhe në Suedi kur bëhet fjalë për biodiversitetin dhe pylltarinë.” – tha profesoresha e Universitetit të Stokholmit, Karin Bäckstrand.

“Ne nuk do i përmbushim objektivat e Axhendës 2030 për biodiversitetin.”

Në vend të kësaj, qeveria e re po i jep përparësi nismave të energjisë bërthamore që do e bëjnë gjithnjë e më të vështirë mbylljen e termocentraleve ekzistuese duke përdorur 36 miliardë euro për ndërtimin e stacioneve të reja të energjisë bërthamore.

Qeveria e re po shqyrton gjithashtu rihapjen e dy termocentraleve bërthamore që ndërprenë funksionimin vitet e fundit.