Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthimi në Stamboll, 6 viktima e dhjetëra të plagosur (Video)


Të paktën katër persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në një shpërthim në rrugën historike Istiklal të Stambollit.

Guvernatori i Stambollit Ali Yerlikaya tha në Twitter se kishte viktima nga shpërthimi që ndodhi rreth orës 16:20 me orën lokale të dielën por pa dhënë hollësi të mëejshme.

“Në vendngjarje janë dërguar ekipet tona të policisë, shëndetësisë, zjarrfikëses dhe AFAD. Zhvillimet do të ndahen me publikun”, shkroi ai në Twitter.

 

Shkaku i shpërthimit nuk ishte menjëherë i qartë. Pamjet treguan ambulanca, kamionë zjarrfikës dhe polici në vendngjarje në rrethin Beyoglu.

Ekipet e policisë morën masa sigurie në zonën ku ndodhi shpërthimi. Përdoruesit e mediave sociale thanë se dyqanet ishin mbyllur dhe rruga u mbyll.