Vendosni fjalën kyçe....

Kryeakademiku Skënder Gjinushi kopjon shkrimin satirik dhe citon librin që nuk ekziston (VIDEO)


Kryetari i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi ka cituar një libër që nuk ekziston, dhe këtë e ka bërë pikërisht gjatë një fjalimi në 50-vjetorin e Kongresit të Drejtshkrimit.

Kjo pasi e ka kopjuar një pjesë të fjalimit të tij nga një shkrim satirik i Gjeto Basharit (Kliko këtu për shkrimin).

Gjinushi citon librin “Shteti dhe Drejtshkrimi” me autor Caruana, që janë thjesht produkt i imagjinatës së Basharit dhe nuk ekziston, as libri, as autori.

Studiuesja Ledi Shamku e ka ironizuar në një postim në rrjetet sociale fjalimin e kryetarit të Akademisë së Shkencave dke thënë se tani ky libër ka marrë “jetë”. Plagjiaturën e sarkazmës nga Kryeakademiku, ajo e konsideron si Kryesarkazmë.

“Libri ‘Shteti dhe Drejtshkrimi’ është një sajesë e sarkazmës së, i cili e sajon ekzistencën e ketij gja-libri thjesht e vetëm për t’u tallur me hiperkontollin e shtetit në punë të gjuhës, ja si kjo që kërkon të bëjë Shkencizma sërish. Por ama libri nga sot ekziston!!! PO PO, LIBRI ‘SHTETI DHE DREJTSHKRIMI’ NGA SOT KA JETËN E VET SI SHENJË E HAJNISË INTELEKTUALE TË KRYEAKADEMIKUT GJINUSHI.

Gjeto Bashari e sajoi thjesht si Sarkazëm. Kryeakademiku e plagjaturoi si Fjalimin e vet Solemn për Festimet Drejtshkrimore.

Dhe kur sarkazmën e plagjiaturon ish-Ministri i Arsimit të Ramiz Alisë dhe njëherit Kryeakademiku i sotshëm, ajo s’është sarkazmë, është Kryesarkazmë!”– tha Shamku.

 

Pasi Gjinushi u nxor zbuluar në rrjet, faqja zyrtare e Akademisë së Shkencave e Shqipërisë, e ka korrigjuar fjalimin e e plotë të kryetarit të saj, duke hequr fjalinë ku përmendet autori imagjinar.

Sikurse e shihni edhe më poshtë:

Postimi fillestar me fjalimin e Gjinushit

Postimi fillestar me fjalimin e Gjinushit

Postimi me fjalimin e korrigjuar

Postimi me fjalimin e korrigjuar