Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Eurostat e nxjerr inflacionin më lart, Rama deklaron se Shqipëria e ka më të ulëtin në rajon


Ish kryeministri, Sali Berisha në një takim me qytetarët e degës numër 4 në Tiranë, tha se ishte e pamundur që Shqipëria të kishte inflacionin më të ulët në rajon, kur shifrat e Eurostat, tregonin se çmimet e produkteve ushqimore në Shqipëri janë deri në 10% më të shtrenjta se në vendet e BE.

Ai tha se kryeministri, Edi Rama nuk duhej të mburrej me të ardhurat më të larta në buxhet, pasi këto të ardhura kishin ardhur si pasojë e dyfishimit të TVSH-së pas rritjes së çmimeve për produktet e shportës.

“Nuk ka çuar një fishek në Ukrainë dhe thotë se po bëjmë rezistencë. Vuri bordet komuniste dhe gjithë faturën e paguani ju. Mban çmime më të larta, kanë cinizëm në qëndrimin ndaj jush. A e dëgjuat sot kur thoshte se e kemi inflacionin më të ulët në rajon? Nëse e ke këtë, gënjen ti apo Eurostat që thotë se çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë deri në 10% më të shtrenjta se çmimet e produkteve në BE? Po si mund ta kesh ti inflacionin ti më të ulët në një kohë kur nafta dhe produktet ushqimore në Kosovë janë shumë më të ulëta? Si mund ta kesh ti inflacionin më të ulëtin, kur nafta shitet me të njëjtin çmim që shitet në Zyrih ku rrogat janë të paktën 8 herë më të larta. Mburrej sot në parlament me rritjen e të ardhurave. Po sigurisht, dyfishohet TVSH-ja për shkak të dyfishimit të çmimit, patjetër që do rritet”-tha Berisha.