Vendosni fjalën kyçe....

Emocione e lot në përcjelljen e Grida Dumës, Açka e Gjekmarkaj s’e mbajnë dot veten (Fotot)


Një pjesë deputetësh të PD-së janë përlotur teksa kanë përcjellë Grida Dumën pas vendimit të saj për lënien e mandatit të deputetit.

Në fotot e publikuara nga TemA duke deputetja Flutura Açka e cila përlotet ndërsa të pranishëm kanë qenë edhe Agron Gjekmarkaj e Greta Bardeli.

Demokratja Duma njoftoi sot zyrtarisht lënien e mandatit të deputetit. Në një konferencë për mediat nga Kuvendi ajo theksoi se vendimi kishte ardhur pasnjë reflektimi të gjatë.

Ajo tha se nuk mund të qëndronte e vegjetonte në politikën e llumit, të intrigave e hienave duke theksuar se nuk do harrojë sulmet nën brez ndaj saj që kishin qenë goditje për djalin e saj.

Një ditë më parë një tjetër deputet demokrat hoqi dorë nga mandati i deputetit. Afred Rushaj tha se tërhiqej për arsye personale ndërsa vendin e tij pritet të zërë Petrit Doda.