Vendosni fjalën kyçe....

I dënuar me 25 vite burg, ekstradohet nga SHBA, Lulëzim Sinaj


Policia e Shtetit ka ekstraduar nga SHBA, 40-vjeçarin Lulëzim Sinaj i cili në vitin 2021 u dënua me 25 vite burg.

Më datë 12.03.2017, në Ballsh, shtetasi Lulëzim Sinaj plagosi rëndë, me armë zjarri, shtetasit E. Xh. dhe L. Xh. (prindërit e ish-bashkëshortes së tij).

Falë bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit ndërmjet Interpol Tirana dhe Interpol Ëashington, USA, në koordinim nga DSS në ambasadën e SHBA-së në Tiranë, u bë e mundur kapja në SHBA dhe ekstradimi drejt Shqipërisë, i një shtetasi të dënuar me 25 vjet burgim.

Në vijim të bashkëpunimit me homologët, nga specialistët e Interpol Tirana u bë ekstradimi nga Neë York, USA, drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar Lulëzim Sinaj, 40 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Giyqësor Fier, në vitin 2021, e ka dënuar me 25 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kundër dy ose më shumë personave, mbetur në tentativë, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit“-njofton Policia e Shtetit.