Vendosni fjalën kyçe....

Alibeaj tregon mekanizimin që i kënaq të gjithë: 50% nga primaret dhe 50% nga sondazhet për kandidatin e vetëm


Deputeti i Partisë Demokratike, Enekeljd Alibeaj ka treguar mekanizimin që sipas grupimit të tij do zhbllokonte përplasjet brenda partisë dhe do bënte daljen me një kandidat të vetëm në zgjedhjet lokale.

Sipas tij 50% e pikëve nga primaret dhe 50% e pikëve nga sondazhet është mekanizmi që do i kënaqte të gjithë për një kandidat unik.

Që mos të përsëritet 6 marsi kemi qenë të parë që kemi artikuluar: Një kandidat! Një kandidat fitues që të bëjë bashkë demokratët mbështetës të strukturave të PD, po të doni ju dhe pjesën tjetër të cilët kanë zgjedhur të jenë mbështetje te pjesa tjetër. Për të qenë fitues duhet të gjejmë kandidatë që të jenë shëmbëlltyra e gjithë publikut dhe atyre të cilët në 6 mars nuk votuan, që na votuan në 25 prill por jo 6 mars. Kjo nuk bëhet në mënyrë të njëanshme, ata njerëz kanë dinjitet. Jeni në dijeni të ofertës që zoti Bardhi e bëri dhe publike, cili do ishte mekanizmi më i mirë për të identifikuar siluetën e kandidatit të vetëm fitues.

50% e pikëve nga primaret, 50% e pikëve nga sondazhet me një Këshill Politik që në unanimitet dhe sinqeritet është një mekanizëm që i kënaq të gjithë. Nëse synimi do ishte i sinqertë për një kandidat do të duhej të ishte pranuar nga gjithsekush. Por nëse synimi është për të asimiliar njërin grup nën pretendimin se kanë shumicë kjo nuk çon te ai që është objektivi, te kandidati. Çon te ideja fikse që nuk shkon për zgjedhjet lokale, hajde ti dhe më njih mua.Jo kjo nuk shkon. Duhet ti shërbejmë demokratëve, tu japim komoditetin të zgjedhin një kandidat, të përballen me të keqen e madhe që është ky regjim. Kjo është një arsye e madhe për të tejkaluar çfarëdolloj ndarje, ndasie apo teke të vogël të celebrimit se kush është kush. Ky është qëndrimi më i mirë i mundshëm”,-tha Alibeaj.