Vendosni fjalën kyçe....

Sulmojnë piktura nëpër muze, ‘Just Stop Oil’, çfarë bëjnë e kush fshihet pas grupit që u shfaq befas në skenë


Nga Felix Livshitz

Nëse keni dëgjuar për ta teksa vandalizojnë një vepër dylli të mbretit të Britanisë Charles III në muzeun ‘Madame Tussauds’ të Londrës me tortë, duke hedhur supë mbi pikturën ‘Sunfloëers’ të Vincent Van Gogh, duke u ngjitur në një pistë për të bllokuar trafikun ose duke ndërprerë ndeshjet e rëndësishme sportive, mundësitë janë se jeni njohur tashmë me ‘Just Stop Oil’ dhe veprimtaritë e tij.

Ky grup mjedisor ka më pak se një vit që ekziston, por tashmë ka bërë shumë bujë në media me veprimet e tij skandaloze. Kush po e financon këtë shfaqje?

Donacionet ‘eko-miqësore’

Që nga fillimi në shkurt 2022, grupi i rezistencës civile mjedisore është përfshirë në një shumëllojshmëri të gjerë veprimesh proteste për të kërkuar vëmendje dhe ka nxitur debate intensive mediatike nëse objektivat e tyre justifikojnë mjetet e tyre dhe nëse parashikimet katastrofike nga aktivistët e saj – të shkatërrimit përfundimtar të planetit në të ardhmen shumë të afërt, nëse burimet tradicionale të energjisë nuk braktisen dhe përgjithmonë nga qeveritë në mbarë botën – të kenë ndonjë bazë.

Megjithatë, edhe në raportimet kritike, pyetjet jetike në lidhje me origjinën dhe burimet e financimit të Just Stop Oil nuk janë bërë ende teksa grupi është ngjitur me shpejtësi duke i kthyer në rrumë kryesore. Ndërsa financat e Just Stop Oil janë pothuajse plotësisht të errëta, faqja në internet fton mbështetësit të dhurojnë nëpërmjet Ethereum. Sipas disa llogaritjeve, çdo transaksion i vetëm duke përdorur kriptomonedhën krijon 34 kilogramë dioksid karboni, afërsisht e njëjta sasi energjie që një familje mesatare amerikane djeg në dy ditë e gjysmë. Prandaj, Ethereum konsumon më shumë energji çdo vit në total sesa i gjithë vendi i Danimarkës.

Në shtator, ajo njoftoi ndryshimet që pretendon se do zvogëlojnë emetimet e karbonit me mbi 99%, megjithëse ekspertët e kriptove të konsultuar nga revista kryesore e teknologjisë The Verge dyshojnë fuqimisht nëse kjo do arrihet. Të paktën, për shtatë muajt e parë të ekzistencës së tij, Just Stop Oil varej nga donacionet e bëra në fshehtësi nëpërmjet një kriptomonedhe me gjurmë të mëdha karboni.

Deri më sot, i vetmi mbështetës i konfirmuar publikisht i Just Stop Oil është Fondi i Emergjencës Klimatike me bazë në SHBA, i cili ofron grante dhe financime për lëvizjet dhe organizatat e gjelbra në mbarë botën. Ajo drejtohet nga Aileen Getty, një trashëgimtare e pasurisë së Getty prej 5.4 miliardë dollarësh, e cila u ble përmes kompanisë së naftës të familjes. Kjo ka çuar në akuza të përhapura se industria e karburanteve fosile po sponsorizon Just Stop Oil për të diskredituar aktivizmin mjedisor.

Nuk ka asnjë provë se Getty ka ndonjë interes financiar në lëndët djegëse fosile ose do përfitonte disi nga veprimet përçarëse të Just Stop Oil duke e kthyer publikun kundër kauzave të gjelbra. Ajo në fakt duket sinqerisht e përkushtuar për të përdorur pasurinë e saj të madhe për të minuar industrinë tradicionale të energjisë. Shumë grupe të mëdha të protestës mjedisore kanë përfituar nga bujaria e saj, përfshirë Extinction Rebellion (XR).

Fantazitë me përdhunime të themeluesit

Fakti që Just Stop Oil dhe XR marrin qindra mijëra dollarë nga i njëjti burim është i dukshëm për më shumë se një arsye. Taktikat e padisiplinuara të dy grupeve dhe ato të Insulate Britain, një grup tjetër aktivistësh mjedisor, janë krahasuar shpesh, gjë që nuk është befasuese duke qenë se të gjithë ishin të ndikuar drejtpërdrejt nga një njeri, Roger Hallam, i cili gjithashtu ndihmoi në gjetjen e të treve.

Pikëpamjet apokaliptike të Hallamit për klimën përmblidhen në ‘manifestin’ e tij të rrëmujshëm dhe të padepërtueshëm prej 12200 fjalësh. I ngjan ekseseve të çmendura të një ëndrre të ethshme, ai parashikon se në 30 vitet e ardhshme, moti do ‘shkatërrohet’, duke çuar në ‘uri dhe shkatërrim të shoqërisë sonë’ dhe ‘luftë e dhunë, masakër të të rinjve dhe përdhunim’ të grave të reja në shkallë globale’.

Traktati i tij origjinal ishte disi edhe më i fiksuar pas përdhunimit. Ndër skenarët që Hallam fantazoi ishte se ndryshimi i klimës do çonte që ‘një bandë djemsh’ do hynin nëpër shtëpi duke kërkuar ushqim, e mëpas do shihnin ‘nënat, motrat e gratë tuaja’ dhe ‘e përdhunojnë në grup në tryezën e kuzhinës’. Kjo dhe pasazhe të tjera u hoqën për shkak të dënimit të medias.

Hallam e shkroi manifestin ndërsa ishte në burg për shkelje të kushteve të lirimit me kusht, pasi u përpoq vazhdimisht të mbyllte aeroportin Heathroë të Londrës duke përdorur dronët civilë në verën e vitit 2019. Ky fillimisht ishte një plan i miratuar nga XR, por përfundimisht u hodh poshtë. Megjithatë, ai personalisht nuk u shkurajua dhe thjesht krijoi një organizatë të re, Heathrow Pause, për të kryer aksionin.

Protesta dështoi të ndalojë fluturimin e ndonjë avioni apo të komprometojë funksionimin e aeroportit në asnjë mënyrë, megjithëse ia doli të arrestonte, ndiqte penalisht dhe në disa raste edhe burgosjen e organizatorëve.

Ky episod, së bashku me një aksion vitin e ardhshëm në të cilin Beyond Politics – një grup tjetër i mosbindjes civile i themeluar nga Hallam – shpërtheu në zyrat e OJQ-ve në Londër, duke përfshirë Amnesty International dhe Greenpeace, derdhi bojë mbi mure dhe dysheme dhe u kërkoi organizatave të urdhëronin anëtarët të ‘ngrihen e rebelohen kundër qeverisë’. Kjo bëri që XR të ndërpresë të gjitha lidhjet me të.

Roger Hallam

Pavarësisht nga divorci i dukshëm, XR ka vazhduar të përdorë strategji përçarjeje të sajuara nga Hallam, shumë prej të cilave rrezikojnë sigurinë publike dhe rrezikojnë të shkaktojnë reagime publike kundër grupit dhe aktivizmit mjedisor në përgjithësi. Zyrtarisht, të njëjtat shqetësime e shtynë XR të braktisë veprimin e saj që synonte aeroportin e Heathrow. Një shpjegim alternativ mund të jetë se mbështetësi më i madh i Extinction Rebellion, menaxheri miliarder i fondit mbrojtës Christopher Hohn, ka një aksion prej 730 milionë eurosh në aeroport.

Të gjitha rrugët të çojnë te Soros

Fondet mbrojtëse përfitojnë nga kaosi. Një shembull kryesor i kësaj ishte zhvlerësimi i paundit britanik në shtator 1992. E njohur si e Mërkura e Zezë, ajo i dha menaxherit financiar Quantum Funds 1.8 miliardë dollarë në një ditë të vetme dhe pronarit të kompanisë George Soros nofkën si ‘Njeriu që rrënoi Bankën e Anglisë’.

Duke pasur parasysh se XR, Stop Big Oil, Insulate Britain, dhe duket se çdo grup i themeluar nga Hallam – sjell kaos, mund të mos jetë rastësi që grupi i parë të paktën konfirmohet se ka marrë financime nga Fondacioni famëkeq i Shoqërisë së Hapur të Soros ( OSF).

Në gusht 2019, një studiues i pavarur mori në dorë dokumentet e brendshme XR në lidhje me financimin e grupit. Ato treguan se kishte mbledhur të paktën 1 milion dollarë në vitin e parë të funksionimit – një shifër që mund të jetë shumë më e madhe, duke pasur parasysh se donacioni i plotë nga Fonacioni Shoqëria e Hapur nuk është i listuar, ndryshe nga kontributi i çdo mbështetësi tjetër. Kjo shumë me sa duket është mbajtur e fshehtë edhe nga vetë personat e brendshëm të XR.

Dokumentet e tjera të publikuara nga studiuesi janë edhe më të zymta. Një përmbledhje e vetëautorizuar e aktiviteteve të XR parashtron ‘qëllimet” e tij, të cilat përfshijnë t’u tregojnë njerëzve radikalë (dhe ndërkombëtarisht) se është e mundur të kesh një plan të pamundur dhe të rebelohesh për të mbështetur kryengritje të mëtejshme.

Diku tjetër në ‘vështrimin e përgjithshëm’, aktivistët e XR thirren të ‘testojnë prototipet në përgatitje për rënien strukturore të regjimeve të demokracive perëndimore…duke përgatitur kështu një themel për të transformuar shoqërinë’. Mund të ndodhte që Hallam u shfrytëzua për të dalë me ‘prototipa’ të tillë dhe i hodhi mënjanë kur ai kërcënoi interesat e biznesit të mbështetësve të XR.