Vendosni fjalën kyçe....

Policia publikon pamjet e operacionit në Korçë, 23 të arrestuar, drogë e para të sekuestruara


Policia ka publikuar pamjet e operacionit të koduar “Knock Down 2”, ku gjatë mbrëmjes së sotme u finalizua faza e dytë e në Korçë dhe u arrestuan 23 persona për prodhim dhe shpërndarje droge.

Gjatë dy fazave të këtij megaoperacioni, u sekuestruan sasi të konsiderueshme kokaine, heroine e kanabis të ndara në doza gati për shitje, shuma të konsiderueshme në lekë, paund, euro dhe dollarë.

Në kuadër të të dy fazave të operacionit, janë proceduar penalisht 197 persona, nga të cilët 54 janë arrestuar, 16 janë shpallur në kërkim dhe vijon hetimi për 127 persona të tjerë.

Konkretisht janë arrestuar: R. M., 31 vjeç; E.Ç., 33 vjeç; M. T., 30 vjeç; P. K., 32 vjeç; K.N  22 vjeç., L. S., 32 vjeç; J. Xh., 26 vjeç;  D. G., 35 vjeç; M. S., 24 vjeç; E. R., 44 vjeç; A. T., 45 vjeç; B. M; 18 vjeç; R. A 18 vjeç; L. S., 18 vjeç; E. H., 21 vjeç;  A. B., 19 vjeç; K. S., 21 vjeç; I. P., 28 vjeç;   D. Z., 36 vjeç; D. S., 22 vjeç; R.T., 37 vjeç; V. H., 28 vjeç, banues në Korçë dhe A. O., 35 vjeç, banues në Pogradec. Janë shpallur në kërkim 9 shtetas dhe po punohet për lokalizimin dhe kapjen e tyre.

Në të dyja fazat e operacionit janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

– 700 gramë kokainë e ndarë në doza;

– 1 kilogramë kanabis e ndarë në doza;

– 100 gramë heroinë e ndarë në doza;

– një sasi metadoni dhe prekusori;

– 1 armë zjarri tip pistoletë me silenciator;

– 38 automjete;

– 30 aparate celular;

– 5 peshore elektronike;

– 1 radio policie;

– një sasi rreth 50 milionë lekë në euro, dollarë dhe paund;

– dokumente të ndryshme identifikimi të dyshuara të falsifikuara për shtetas të ndryshëm.