Vendosni fjalën kyçe....

Ursula von der Leyen mbërrin në Tiranë (VIDEO)


Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen ka mbërritur në aeroportin Nënë Tereza në Tiranë.

 Ajo u prit nga kryeministri Edi Rama.

Kjo vizitë e Von der Leyen vjen në kuadër të turit të vizitave që presidentja e KE-së po zhvillon në Ballkanin Perëndimor. Një ditë më parë, ajo ishte në Maqedoninë e Veriut dhe pas vizitës në Shqipëri, të premten do të jetë në Bosnjë-Hercegovinë dhe në Serbi.

Të shtunën e mbyll turin e saj në Mal të Zi.

Në orën 15:45 pritet të zhvillohet një takim bilateral mes dy delegacioneve, takim që do të pasohet më pas nga një konferencë e përbashkët mes Von der Leyen dhe Ramës.

Pak më herët, ndërsa kryeministri Rama e priste atë në aeroport, ai publikoi këtë foto me diçiturë: “Ursula po vjen apo jo?”. Rama lë të kuptohet se Von der Leyen është vonuar pak.