Vendosni fjalën kyçe....

Të shtëna me armë në Tiranë, plagoset një person


Të shtëna me armë janë regjistruar pak minuta më parë mbrëmjen e kësaj të enjteje në zonën e njohur te ‘Kodra e Diellit’ në Tiranë.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes dy komshinjve ku njëri prej tyre ka plagosur tjetrin i cili ndodhet jashtë rreziku për jetën.

Më datë 27.10.2022, rreth orës 21:50, është paraqitur në Spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore, shtetasi J. Sh., 35 vjeç, i plagosur me armë zjarri.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, kanë shkuar në vendngjarje, te Kodra e Diellit, dhe kanë bërë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar shtetasit O. B.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi O. B., pas një konflikti ka plagosur me armë zjarri shtetasin J. Sh.“-njofton policia.