Vendosni fjalën kyçe....

Juventus në garë për Lukaku


Juventusi i është bashkuar Interit në garën për Lukakun.

Romelu Lukaku është rrugës për t’u larguar nga Manchester United, por çmimi që kërkojnë “Djajtë e Kuq” është paksa i lartë, 80 milionë euro dhe po e vonon arritjen e marrëveshjes me klubet e interesuara.

Antonio Conte ka insistuar deri më tani për belgun, por në garë ka hyrë edhe Juventusi, sipas Sky Sport Italia.

Për ta marrë Lukakun, Interi fillimisht duhet të shesë Mauro Icardin, derisa oferta e deritanishme qëndron 10 milionë euro për dy vite huazim dhe 60 milionë opsioni i blerjes.

Tani, sipas ekspertit të transferimeve, Gianluca Di Marzio, Juventusi e ka pyetur Manchester Unitedin për Lukakun.

Nuk dihet nëse është ide e Juves për ta përshpejtuar largimin e Icardit, që kërkohet nga “Zonja e Vjetër”, apo për t’ia rrëmbyer me të vërtetë belgun Interit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *