Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në Lushnjë, humb jetën 59-vjeçari


Një 59-vjeçar ka humbur jetën paraditen e sotme në Lushnjë pas një aksidenti.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bishqethëm rreth orës 10 e 40 ku viktima me iniale Q.Sh. banues në fshatin Kaskadë, duke drejtuar motorin është përlasur me një zetor që drejtohej nga J.P.

Njoftimi

“Rreth orës 10:40, në fshatin Bishqethëm, Lushnjë, motomjeti me drejtues shtetasin Q. Sh., 59 vjeç, banues në fshatin Kaskadë, Lushnjë, është përplasur me një mjet bujqësor tip zetor me drejtues shtetasin J. P. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.”