Vendosni fjalën kyçe....

Pranga dy personave në Pogradec


Dy persona janë arrestuar në Pogradec.

Në pranga ka rënë 20-vjeçari me iniciale A.Sh. banues në Pogradec pasi është kapur në flagrancë duke vjedhur banesën e një personi me iniciale R.S.

I arrestuari tjetër është 37-vjeçari me iniciale A.Y. i cili akuzohet për shitje lëndësh narkotike.

Gjatë kontrollit në vendin e quajtur Lumi i Tërhanit, atij i është kapur një sasi e vogël lënde narkotike e dyshuar kokainë.

Njoftimi

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasin A. Sh., 20 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Vjedhja” mbetur në tentativë, pasi në lagjen nr. 1, Pogradec, është kapur në flagrancë duke tentuar të vjedhë në banesën e shtetasit R. S. Po nga këta specialistë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. Y., 37 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi në vendin e quajtur “Lumi i Tërhanit”, në Pogradec, gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kokainë. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin E. H., 36 vjeç, banues në Maliq, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi në Maliq, ka goditur me grushte shtetasin E. B., 31 vjeç, banues në Maliq. Nga ana e Policisë po punohet për kapjen e shtetasit E. H.”