Vendosni fjalën kyçe....

“Better Call Boris”, Ukraina poston meme-n pas dorëheqjes së Truss por e fshin menjëherë


Qeveria ukrainase ka ironizuar dorëheqjen e kryeministres britanike Truss pas vetëm 45 ditësh në detyrë, përmes një montazhi me serialin e njohur në Netflix ‘Beterr Call Saul’.

Postimi u pa gjerësisht si mbështetje të drejtpërdrejtë të kthimit në pushtet të ish-kryeministrit Boris Johnson. Meme-ja tashmë e fshirë, që lëxon ‘Më mirë telefononi Borisin’, tërhoqi shpejt mjaft reagime në rrjetet sociale.

Ish-kryeministri është emëruar nga anketuesi YouGov si një nga favoritët në garën për kryeministër. Postimi shfaqte personazhin kryesor të dramës televizive ‘Better Call Saul’, duke mbajtur një prerje të Johnson me një mbishkrim ‘Better Call Boris’ pranë tij.

Duke u shfaqur në llogarinë zyrtare të qeverisë ukrainase të enjten, mesazhi tërhoqi shpejt vëmendjen ndërkombëtare dhe një pjesë të drejtë të kritikave, përpara se të fshihej në të njëjtën ditë.

Udhëheqësi i Partisë Laburiste, Sir Keir Starmer tha se ai ishte ‘i befasuar’ nga postimi në Twitter, duke shtuar megjithatë se kjo nuk do të ndikojë në mbështetjen e palëkundur të partisë së tij për Ukrainën përballë sulmit ushtarak të Rusisë.

Boris Johnson, i cili u detyrua të jepte dorëheqjen në fillim të shtatorit pas një sërë skandalesh, kishte zhvilluar një raport të ngushtë me presidentin ukrainas Vladimir Zelensky gjatë kohës së tij në detyrë.

Ai ishte një nga mbështetësit më të zëshëm të Kievit. Pasardhësja e Johnson, Liz Truss, mbijetoi vetëm gjashtë javë në pushtet dhe duhej të jepte dorëheqjen të enjten mes presionit në rritje nga konservatorët.

Partia tani po përpiqet të zgjedhë një udhëheqës të ri, me Johnson të shpallur gjerësisht si një nga kandidatët e mundshëm.