Vendosni fjalën kyçe....

Erdogan: Turqia do të bëhet një qendër ndërkombëtare e gazit natyror


Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan njoftoi të mërkurën se në vendin e tij do të krijohet një qendër ndërkombëtare gazi për të furnizuar Evropën me karburant rus.

“Evropa tani është e zënë me pyetjen se si t’i sigurojë vetes ngrohtësi në dimrin e ardhshëm. Ne nuk kemi një problem të tillë. Ne ramë dakord me Vladimir Putinin për të krijuar një qendër gazi në vendin tonë, përmes së cilës gazi natyror, mund të dërgohet në Evropë, kështu që Evropa do të porosisë gaz nga Turqia.”– tha Erdogan, duke folur në parlament në një mbledhje të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim të kryesuar prej tij.

Javën e kaluar, Erdogan u takua me Putinin në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana, ku ai i kishte propozuar ndërtimin e një qendre gazi natyror në Turqi. Pas takimit, Erdogan njoftoi se Ankaraja dhe Moska do të punojnë së bashku për ndërtimin e një qendre të gazit natyror në rajonin e Trakës së Turqisë pas një propozimi nga Rusia.