Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë tha se lajmi se Çekia ka kërkuar rikthimin e regjimit të vizave me Shqipërinë është shumë i rëndë dhe shkak i vetëm për këtë është keqqeverisja e kryeministrit Rama.
Blushi shkruan në Facebook se shqiptarët nuk e meritojnë që të qëndrojnë dyerve të ambasadave në prite të vizave për faj të Edi Ramës.
Në fund ai thekson se çdo ditë e Ramës në pushtet ka pasoja kërcënuese për lirinë dhe shprrja e tij është mision patriotik.
“Kërkesa e Çekisë, që mban Presidencën e Bashkimit Europian, për rikthimin e regjimit të vizave me Shqipërinë është një lajm shumë i rëndë. Shkaku i vetëm është keqqeverisja e Edi Ramës, që po vë seriozisht në rrezik lëvizjen e lirë të qytetarëve, këtë arritje me rëndësi të jashtëzakonshme, që nuk është realizuar nga “Rilindja”, por që po vihet në diskutim pas 10 vitesh të saj në pushtet. Shqiptarët nuk e meritojnë të rikthehen në kohën kur dëshpërimisht qëndronin para dyerve të ambasadave në pritje të vizave, për faj të Edi Ramës, hajdutërisë dhe inkriminimit të oborrit të tij në Qeveri. Çdo ditë e Edi Ramës në pushtet do të ketë pasoja kërcënuese për lirinë, të drejtat dhe lëvizjen e qytetarëve. Shporrja e tij është një mision patriotik!” – shkruan Blushi.