Vendosni fjalën kyçe....

Grabisnin banesa në Itali, arrestohen 5 shqiptarët


Pesë shqiptarë të cilët akuzohen për vjedhje kanë rënë në prangat e policisë së Triggianos në Itali mëngjesin e sotëm.

Sipas policisë italiane kanë rënë në pranga shtetasit me iniciale N.X 41-vjeç, N.M 39-vjeç, N.V 27-vjeç, M.K 23-vjeç dhe P.E 53 vjeç. Mësohet se shqiptarët me origjinë nga veriu i vendit kishin si synim grabitjen e banesave, karburanteve, bareve, tobakove, por pa përjashtuar edhe vjedhjet e makinave, apo sulmet në ATM dhe zyrat postare me përdorimin e eksplozivëve. Banda e shqiptarët kishte disa kohë që ishte vënën nën hetim nga policia.

Bëhet me dije se pavarësisht se banda ishte evidentuar, policia nuk kishte mundur ti arrestonte pasi ishin arratisur duke përdorur makina me fuqi të lartë.

Ndërkohë në kuadër të këtij arrestimi, policia Italiane njofton se janë vënë në hetim edhe tre italianë, të cilët dyshohet se janë përkrahës të grupit kriminal.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *