Vendosni fjalën kyçe....

Kryebashkiaku i Kievit ndalon shitjen e alkoolit në kryeqytet


Ukrainasit në kryeqytet nuk do të jenë më në gjendje të blejnë pije alkoolike, ka thënë kryebashkiaku i Kievit, duke shpallur ndalimin ndërsa forcat e armatosura të Rusisë kanë nisur prej disa ditësh një sulm kundër kombit të Evropës Lindore.

Duke folur në Telegram të hënën, Vitali Klitschko deklaroi se nga 1 marsi e në vazhdim, shitja e pijeve alkoolike është e ndaluar.

“Nga data 1 mars ndalohet rreptësisht shitja e pijeve alkoolike në kryeqytet. Plotësisht!” ai shkroi.

Ai gjithashtu u bëri thirrje pronarëve të dyqaneve dhe zinxhirëve të farmacive që të mos ‘përfitojnë’ nga situata duke rritur çmimet e ushqimeve, mallrave thelbësore dhe ilaçeve. Sipas ish-boksierit profesionist, ‘në kohë lufte, kjo gjë nuk është më mirë se plaçkitja’.

Masa për të ndaluar shitjen e alkoolit vjen pasi ushtria e Moskës organizon një sulm ndaj Ukrainë pasi presidenti rus Putin urdhëroi ofensivën të enjten e kaluar.