Vendosni fjalën kyçe....

El Salvadori ndalon ‘propagandën LGBTQ’ në televizionin shtetëror


Një film informues rreth larmishmërisë seksuale ka çuar në një reagim të ashpër të qeverisë së El Salvadorit. Presidenti Nayib Bukele shkarkoi kreun e autoritetit përgjegjës dhe urdhëroi median publike ‘Canal 10’ që të hiqte programin.

Pasi televizioni publik ‘Canal 10’ në El Salvador transmetoi një film informues dy minutësh për fëmijë mbi temën e larmishmërisë seksual, ai u anulua pak më vonë nga presidenti i vendit. Filmi i titulluar nga seriali ‘Aprendamos en Casa’ (Mësojmë në shtëpi) është krijuar gjatë pandemisë Covid-19.

Instituti i Trajnimit të Mësimdhënësve (INFOD), i cili i përgjigjet Ministrisë së Arsimit, kishte për detyrë përgatitjen e materialeve mësimore që fëmijët dhe të rinjtë t’i merrnin në shtëpi. Për presidentin Nayib Bukele, megjithatë, filmi nuk korrespondonte me vlerat kombëtare.

Nën presionin e Bukeles, media u tërhoq, kërkoi falje në një deklaratë publike dhe i dha fund bashkëpunimit me INFOD. ‘Canal 10’ shpjegoi se instituti nuk kishte respektuar standardet arsimore salvadorane për fëmijët dhe të rinjtë. Ai kishte përgatitur ‘përmbajtje seksuale’ në një formë që nuk lejohej.

“Mbrojtja e fëmijëve është shqetësimi ynë më i lartë, ne kemi një mandat për të mbrojtur shëndetin e tyre mendor dhe për të mbështetur vlerat familjare salvadoriane.” – tha Ministria e Arsimit në një deklaratë. Këto parime u shkelën me filmin e shkurtër. Si pasojë, shefi i INFOD u pushua nga puna. Përveç kësaj, Ministria e Arsimit tani dëshiron të kontrollojë pa përjashtim nëse përmbajtja e mediave të huaja korrespondon me vlerat salvadoriane.

El Salvador konsiderohet një vend konservator, shumë katolik. Në një krahasim të Amerikës Latine, ajo zë radhët më të ulëta për sa i përket të drejtave LGBTQ, së bashku me Kosta Rikën, Nikaraguan, Paraguajin, Guatemalën dhe Hondurasin.