Vendosni fjalën kyçe....

Goli në minutat e fundit shpëton Man.United në Ligën e Evropës


Manchester United ka shënuar fitore me rezultat minimal 1:0 në shtëpi ndaj Omonias.

Kjo ndeshje ishte e vlefshme për javën e katërt të fazës së grupeve në Ligën e Evropës.

Goli i vetëm i ndeshjes erdhi në sekondat e fundit të ndeshjes, kur McTominay realizoi në minutën 90+3.

Kjo fitore e dërgon Manchester Unitedin në kuotën e nëntë pikëve në vendin e dytë, tri më pak se Real Sociedad që kryesin në grupin E.