Vendosni fjalën kyçe....

Berisha tashme edhe në TikTok:  Vendosa ta hap për komunikim me të rinjtë, është më i preferuari


Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka njoftuar në emisionin “Opinion”, se tashmë ka hapur dhe një llogari të tijën në rrjetin social në Tik-Tok.

Kryedemokrati ka shpjeguar pse ka hapur këtë llogari në rrjet social ku mund të postosh video.

TikToku është sot më i preferuari në mediat sociale i adoleshentëve dhe moshës afër adoleshencës.

Pavarësisht nga interesi i tyre për politikën, komunikimi me ta është shumë i rëndësishëm. Nuk synoj të vendos një komunikim politik me ta, por synoj që të kem një komunikim politik si një pjesë shumë e rëndësishme e rinisë shqiptare”-tha Berisha.

Berisha u shpreh se ka qenë ide e tij hapja e një llogarie në rrjetin social TikTok, por është shtyrë për shkaqe të ndryshme. Berisha theksoi më tej se pasioni për teknologjinë e ka shoqëruar për dekada.

Profili i Sali Berishës në TikTok