Vendosni fjalën kyçe....

CNA publikon pagesat e portalit të Baton Haxhiut nga inceneratorët


Një ditë pasi publikoi pagesat që ka marrë nga inceneratorët një grup mediatik, CNA.al ka publikuar sot edhe pagesat që ka marrë portali “Albanian Post” i Baton Haxhiut.

Në një artikull të publikuar këtë të mërkurë CNA.al tregon disa fatura, që janë para të ekzekutuara për portalin e Baton Haxhiut nga një prej kompanive të inceneratorëve të Klodian Zotos, Mirel Mërtirit dhe Stela Gugallës. Pagesat janë të justifikuara si reklama.

Vetëm një ditë më parë, CNA.al publikoi të dhëna që tregonin sesi ndër personat që ka përfituar nga inceneratorët për reklama, është edhe “Focus Media News” e Irfan Hysenbelliut.