Vendosni fjalën kyçe....

I moshuari në Kukës plagos me armë gjahu djalin 6-vjeçar të fqinjëve


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Kukës, ku një 6-vjeçar është plagosur me armë gjahu. Incidenti ndodhi në fshatin Kodër Lumë, ku sipas policisë 75 vjeçari me inicialet H.D ka qëlluar aksidentalisht fqinjin e tij të mitur me armë gjahu.

Fëmija 6-vjeç është dërguar në spital, ku po kujdesen mjekët për të.

“Në fshatin Kodër Lumë, shtetasi H. D., 75 vjeç dyshohet se aksidentalisht ka plagosur me armë gjahu çifte, një shtetas 6 vjeç (fqinji i tij), i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kukës, shtetasin H. D., për kryerjen e veprimeve procedurale. Arma e gjahut çifte është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”- bën me dije Policia.